Boksieri britanik, Tyson Fury është gati të kthehet nga pensionimi.
Britaniku ishte pensionuar pas humbjes së tij nga ukrainasi, Oleksandër Usyk në dhjetor të vitit të kaluar.
Usyk ishte në një intervistë së fundi ku deklaroi se do të donte të luftonte kundër britanikut për herë të tretë.
Dhe Fury tani i është përgjigjur thirrjes së Usykut, duke këmbëngulur se është gati të përballet përsëri me rivalin e tij, por këtë herë dëshiron që kjo të ndodhë në Mbretërinë e Bashkuar, pasi i humbën të dy ndeshjet e mëparshme në Arabinë Saudite.
“Në çdo kohë, në çdo vend, Mbretëria e Bashkuar, herën tjetër 100 mijë njerëz”, u shpreh ai.
Fury mund të jetë frymëzuar për të kërkuar një sherr në stadium pasi pa suksesin e ndeshjes së ashpër të Chris Eubank Jr me Conor Benn-in në stadiumin “Tottenham Hotspur” të shtunën në mbrëmje.
Usyk kujtojmë se gjatë këtij viti, do të përballet kundër Daniel Dubois-it me meçin që do të zhvillohet, më 19 korrik në Londër./IndeksOnline/