Kompania gjermane e pjesëve të automjeteve, ZF Friedrichshafen, ka njoftuar se do të ndahet me drejtorin ekzekutiv Holger Klein në fund të shtatorit.
Klein, i cili e ka udhëhequr ZF që nga viti 2023, largohet “me marrëveshje të ndërsjellë” pas më shumë se 10 vitesh në kompani.
Pasuesi i tij do të jetë Mathias Miedreich, aktualisht në krye të divizionit të teknologjisë së motorëve elektrikë.
ZF po përballet me sfida të mëdha në sektorin e transmisioneve dhe elektrifikimit, të cilin Klein e ka përshkruar si “stuhi perfekte”.
Vetëm në gjysmën e parë të vitit, kompania regjistroi humbje prej 195 milionë eurosh për shkak të kostove të larta dhe rënies së porosive.
Ashtu si Bosch, Continental dhe Schaeffler, edhe ZF po vuan nga prodhimi i ulët global i automjeteve. /Telegrafi/