Fundoset lundruesja: Kosovari shpëton amerikanët që po mbyteshin (VIDEO)

Fundoset lundruesja: Kosovari shpëton amerikanët që po mbyteshin (VIDEO)

Mori varkën të lundronte me familjen në liqenin Phonix të Dortmundit.

Por, mbrëmjen  e së dielës  ai vërejti një lundruese tjetër që filloi të fundosej para syve të tij.

Mitrovicasi Burim Dobërlluka nuk priti ndihmë por u hodh menjëherë në ujë, duke rrezikuar jetën për të shpëtuar katër  turist amerikan që po mbyteshin.

Përveç rrezikut për jetën e tij, të cilin nuk e mendonte në ato çaste, Dobërllukës i lindi një dilemë shumë e vështirë në ata 3 minuta sa zgjati e gjithë ngjarja.

Kosovari është krenar për veprën e së dielës në mbrëmje, sidomos që ishin në pyetje jetët e qytetarëve amerikan.

Për rastin në fjalë, shkruajtën edhe mediet gjermane, në mesin e tyre edhe prestigjiozja “Bild.”

Dobërlluka edhe para 3 muajve e kishte shpëtuar një grua gjermane nga disa persona që e kërcënonin me dhunë fizike.

 

The post Fundoset lundruesja: Kosovari shpëton amerikanët që po mbyteshin (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.