Fundjava me incidente të shumta në Ferizaj (VIDEO)

Fundjava me incidente të shumta në Ferizaj (VIDEO)

Vikendi që lamë pas në Ferizaj u shënua nga një numër i lartë incidentesh.

Një qytetar është arrestuar nga policia për disa vjedhje të kryera gjatë muajve të fundit në komunën e Ferizajt.

Siç raporton gazetarja korrespondente Qliresa Hasani, personi në fjalë është kapur dhe ndaluar pas hetimeve për rastet e vjedhjeve të shumta.

Gjithashtu, policia ka vazhduar me shqiptimin e gjobave për shkelësit e rregullave të trafikut rrugor.

 Në mesin e të dënuarve ka pasur edhe të rinj, të cilët janë sanksionuar për shkelje të rregullave të komunikacionit, tha Hasani në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova.

Detajet e plota, ndiqni në videon vijuese:

 

The post Fundjava me incidente të shumta në Ferizaj (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.