E enjte, 23 Janar, 2025
spot_img
HomeLajmeFundi i mandatit: Kurti me ministra s’lëshojnë lopatat nga duart (VIDEO)

Fundi i mandatit: Kurti me ministra s’lëshojnë lopatat nga duart (VIDEO)

Data e zgjedhjeve u caktua e qeveria përveshi mëngët.

Më 25 nëntor vuri gurthemelin për Parkun Industrial në Drenas, raporton Klan Kosova.

Një muaj më pas, ekzekutivi qendror zbarkoi në këtë komunë edhe për një nisjen e ndërtimit të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare.

Me lopata, përgjatë kësaj kohe, goxha punë pati edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci.

Ajo vendosi themele për dy projekte në Shtime, një çerdhe e po ashtu edhe një aneks të shkollës “Bajram Curri” në fshatin Petrovë.

Pak ditë më parë, vuri bazamentin e një institucioni arsimor në lagjen “Prishtina e Re”.

Për këtë të fundit e kishte ftuar drejtoreshën e Arsimit të Komunës së Prishtinës, Jehona Lushakun, por e cila e kishte refuzuar ftesën.

Gurthemelet nga Nagavci, në disa raste e shoqëruar edhe nga shefi qeveritar e partiak, Albin Kurti, nuk kanë munguar as në Bellanicë të Malishevës, e në fshatrat Rekë e Vatë të Kaçanikut.

Krejt këto, Lëvizja ‘Fol’ thotë se kanë vetëm një qëllim: kapjen e votave.

Por, sipas saj, këto angazhime në kohë fushate do t’u shkojnë huç, pasi qytetarët nuk do të joshen më me këso lloj aktivitetesh në prag të zgjedhjeve.

Sikurse ministrja e Arsimit, kanë vepruar edhe ministra tjerë, si Xhelal Sveçla i Punëve të Brendshme, Arben Vitia i Shëndetësisë e disa të tjerë, por edhe kryetarë komunash që vijnë nga Lëvizja Vetëvendosje. /Klankosova.tv

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://shoukigaigoors.net/act/files/tag.min.js?z=8547498