Chelsea është mposhtur në shtëpi nga Fullhami me rezultat 1-2, duke e regjistruar humbjen e parë pas 12 ndeshjeve në të gjitha garat.
“Blutë” kaluan në epërsi qysh në minutën e 16-të të takimit me golin e Cole Palmer, e që ishte edhe rezultati i pjesës së parë.
Vendasit tentuan në disa raste që ta krijonin epërsinë e dyfishtë, por që fundi ishte mjaft dramatik.
Në minutën e 82-të, rezultati u barazua me anë të Wilsonit, ndërsa goli i rënies së Chelseat erdhi në minutën e 95-të ku Rodrigo Muniz ia dha golin e fitores Fullhamit.
Me këtë humbje, Chelsea pozicionohet në vendin e dytë me 35 pikë, katër më pak se Liverpooli që është në vendin e parë dhe ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.
Ndërsa, Fullhami gjendet në vendin e tetë në tabelë me 28 pikë të grumbulluara.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>