Shefi i Grupit Parlamentar të Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka reaguar ndaj ftesës së kryeministrit në detyrë Albin Kurti për takime me opozitën lidhur me çështjen e presidentit.
Tahiri ka thënë se kjo ftesë është “përpjekje për ta përmbysur narrativën e bllokadës që e ka krijuar vetë dhe njëkohësisht për të dërguar presion ndaj Gjykatës Kushtetuese të Kosovës”.
“Në pamje të parë duket konstruktiv, por në fakt po përgatit terrenin që, nëse nuk ka epilog pozitiv sipas tij, fajin ta hedhë mbi opozitën dhe Gjykatën”, ka shkruar Tahiri.
Sipas tij, Kurti njëkohësisht po mundohet ta zhvendosë vëmendjen nga përplasja me presidenten Vjosa Osmani dhe ta çorientojë opozitën.
“Pa agjendë dhe parakushte të qarta nga opozita, ai mund ta përdorë edhe këtë proces për t’i ikur përgjegjësisë dhe për ta shtyrë vendin drejt zgjedhjeve sipas llogarisë së tij politike”, ka shkruar Tahiri.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


