Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se kadetët e Qendrës për Studime Universitare morën pjesë për herë të parë në garën prestigjioze ndërkombëtare “Sandhurst Military Skills Competition” në West Point, SHBA.
Sipas njoftimit të tyre, ky eveniment shënoi një moment të rëndësishëm për kadetët, duke u ofruar mundësinë për të demonstruar aftësitë e tyre ushtarake, për të përballuar sfida të ndryshme dhe për të bashkëpunuar si një ekip i bashkuar.
“Gjatë kësaj eksperience të jashtëzakonshme, kadetët tanë u përballën me skenarë të ndryshëm që kërkonin vendosmëri, shkathtësi dhe vendime të shpejta. Ata patën gjithashtu mundësinë të mësojnë nga kolegët e tyre ndërkombëtarë dhe të krijojnë lidhje të reja me pjesëmarrës nga e gjithë bota.
‘Sandhurst’ është shumë më tepër se një garë – është një platformë për bashkëpunim, për ndarjen e vlerave dhe për forcimin e miqësive mes akademive ushtarake. Pjesëmarrja në këtë aktivitet është një hap i madh përpara dhe një motivim i fortë për sfidat e ardhshme.“, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);