Sunday, February 22, 2026
spot_img
HomeLajmeFSK në Gaza, cili do të jetë misioni? (VIDEO)

FSK në Gaza, cili do të jetë misioni? (VIDEO)

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka bërë të ditur se trupa mbrojtëse të Kosovës dhe Shqipërisë do të vendosen në Gaza për të ndihmuar në stabilizimin e gjendjes.

Gazetari Vullnet Krasniqi, në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova, ka sqaruar se cili pritet të jetë misioni i  Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Sipas tij, FSK do të përfshihet në tre deri katër misione kryesore, që përfshijnë kërkim-shpëtimin, mjekësinë ushtarake, logjistikën, mbështetjen civile dhe sigurinë perimetrike.

“Dje i kam analizuar krejt departamentet mbi marrëveshjen, një dokument 40-50 faqe, aty Kosova ka me dërgu FSK më shumë në tri-katër misione, është kërkim-shpëtimi, mjekësia ushtarake, logjistika, mbështetje civile dhe siguri perimetrike. Kjo siguria perimetrike ish aspekti për me siguru zhvillimin e punimeve, ish interesant sepse vendi i parë që ka me u vendos ish FSK ishte Rafa, njera prej zonave më të ndjeshme, dhe një prej zonave që ka pas më së shumti luftëra, bombardime dhe gjithashtu ka me së shumti tunele, qka ka diçka që ish interesant është që FSK do përfshihet në deminim, për shkak të përvojës që kemi pas nga lufta, edhe ndihemi që e kemi pas prej NATO-s, dhe FSK ka qenë për shkatërrimin e tuneleve ka me u përkujdes”, tha Krasniqi. /Klankosova.tv

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT