E shtunë, 26 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeFSK mbështet Policinë e Kosovës: Bashkëpunim që forcon kapacitetet ndërinstitucionale

FSK mbështet Policinë e Kosovës: Bashkëpunim që forcon kapacitetet ndërinstitucionale

Në kuadër të bashkëpunimit ndërinstitucional, Forca e Sigurisë së Kosovës ka realizuar trajnimin Taktikat me Njësi të Vogla, që është realizuar nga instruktorët e FSK-së dhe me pjesëmarrjen e katër pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.

Sipas një njoftimi nga ana e FSK-së, gjatë këtij trajnimi intensiv dhe sfidues, pjesëmarrësit janë trajnuar dhe përgatitur me shkathtësi profesionale në fushën e këmbësorisë, si në aspektin teorik, ashtu edhe praktik, transmeton Klankosova.tv.

“Bashkëpunimi ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës forcon kapacitetet ndërinstitucionale në funksion të sigurisë dhe stabilitetit të vendit”, thuhet tutje në njoftim.

The post FSK mbështet Policinë e Kosovës: Bashkëpunim që forcon kapacitetet ndërinstitucionale appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT