Me rastin e shënimit të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Forca e Sigurisë së Kosovës pritet të nisë së shpejti ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të saj në Kazermën Kazermën “Adem Jashari” në Prishtina.
Shumë qytetarë kanë ardhur për ta ndjekur nga afër këtë ceremoni dhe po presin me padurim programin që do të paraqitet nga FSK-ja.
Në këtë aktivitet pritet të mbajnë fjalë edhe krerët e shtetit, raportoi gazetarja e Klan Kosova, Qëndresa Tërshani.
Në ceremoni janë të pranishëm kryetarë komunash, përfaqësues diplomatikë, ministra dhe deputetë.
Gjithashtu, pjesë e aktivitetit janë edhe familjet e dëshmorëve, përfshirë familjen e Adem Jashari.


