E premte, 28 Shkurt, 2025
spot_img
HomeLajmeFSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Ujku Bravo”

FSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Ujku Bravo”

Forca e Sigurisë së Kosovës ka njoftuar se ka përfunduar ushtrimi fushor “Ujku Bravo”.

FSK-ja tha se në kuadër të planit për validimin e Kompanive, Regjimenti i Tretë ka realizuar ushtrimin “Ujku Bravo”, ku pjesëtarët e kompanisë janë sfiduar dhe trajnuar intensivisht për operacione togu.

“Skenarët e ushtrimit janë përgatitur në përputhje me zhvillimet aktuale të luftës, duke përfshirë çarjen e pengesave si dhe reagimin ndaj sulmeve kimike”, thuhet në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, FSK-ja tha se ky ushtrim ka qenë një mundësi e shkëlqyer për forcimin e aftësive, bashkëpunimit dhe gatishmërisë së pjesëtarëve të kompanisë për t’u përballur me sfidat e mundshme në terren.

The post FSK-ja përfundon ushtrimin fushor “Ujku Bravo” appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://upskittyan.com/act/files/tag.min.js?z=8547498