FSK-ja me medalje të argjendtë në “Cambrian Patrol”, ambasada britanike: Krenarë që e mbështetëm

FSK-ja me medalje të argjendtë në “Cambrian Patrol”, ambasada britanike: Krenarë që e mbështetëm

Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka përgëzuar ekipin e Forcës së Sigurisë së Kosovës për fitoren e arritur me medalje të argjendtë në garën prestigjioze “Cambrian Patrol” në Uells.

Në njoftimin e lëshuar për media, ambasada thekson se është krenare për mbështetjen e 14 pjesëtarëve të FSK-së.

“Presim me padurim t’i shohim ata të sjellin përvojë të vlefshme dhe të vazhdojnë të forcojnë aftësitë mbrojtëse të Kosovës”, thuhet nga ambasada.

Ndër të tjera, shtohet se pjesëmarrja e FSK-së tregon punën që bëhet në ngritjen e kapaciteteve ushtarake dhe të sigurisë në Kosovë.

“Ky aktivitet ndërkombëtar sfidon pjesëmarrësit në qëndrueshmëri, lidership dhe aftësi taktike në kushte ekstreme. Pjesëmarrja e ekipit të FSK-së pasqyron profesionalizmin e tyre në rritje dhe angazhimin ndaj përsosmërisë, dhe jemi të emocionuar t’i shohim ata të përfaqësojnë Kosovën në një skenë globale kaq kërkuese,” thuhet nga ambasada

FSK-ja është uruar edhe nga Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, e cila tha se Forca e Sigurisë së Kosovës është forcë që nderon flamurin dhe frymëzon kombin.

E para e shtetit u shpreh se FSK-ja ka shkëlqyer në një nga garat më të vështira ushtarake në botë, “Cambrian Patrol” në Mbretërinë e Bashkuar. /Klankosova.tv

The post FSK-ja me medalje të argjendtë në “Cambrian Patrol”, ambasada britanike: Krenarë që e mbështetëm appeared first on Klan Kosova.