E enjte, 15 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeFSK e gatshme për çdo mision ushtarak

FSK e gatshme për çdo mision ushtarak

Kreu i PDK-së Memli Krasniqi tha se Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila ka përvetësuar standardet e NATO-s, si dhe zotëron e dëshmon nivel të lartë të përgatitjes profesionale, sot është e gatshme për çdo mision ushtarak, duke na përfaqësuar dinjitetshëm kudo dhe në çdo moment.

“Sot shënojmë Ditën e Forcës – krenarisë sonë, fuqisë mbrojtëse të sovranitetit të Republikës së Kosovës. Forca e Sigurisë së Kosovës, e cila ka përvetësuar standardet e NATO-s, si dhe zotëron e dëshmon nivel të lartë të përgatitjes profesionale, sot është e gatshme për çdo mision ushtarak, duke na përfaqësuar dinjitetshëm kudo dhe në çdo moment. Respekt e mirënjohje për të gjithë vajzat dhe djemtë më të mirë e më të shquar të vendit tonë, që në uniformën e FSK-së i shërbejnë atdheut me nder, përkushtim e integritet. Urime Dita e Forcës”, ka shkruar ai në ‘Facebook’.

 

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT