FSK do të zhvillojë stërvitje ushtarake në Mramor dhe Badoc, komuna: Nuk ka vend për shqetësim

news image

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) do të realizojë stërvitje ushtarake gjatë datave 20 – 27 tetor 2025 në zonën e fshatrave Mramor dhe Badoc.

Nga komuna është bërë e ditur se gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në këto zona.

Postimi i plotë:

Njoftim për qytetarët e Prishtinës:

Ju informojmë se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), bazuar në planin e saj të stërvitjeve, do të realizojë stërvitje ushtarake gjatë datave 20 – 27 tetor 2025 në zonën e fshatrave:

 Mramor

 Badovc

Gjatë kësaj periudhe do të ketë lëvizje të këmbësorisë dhe automjeteve ushtarake në këto zona.

Ky është një aktivitet i planifikuar në kuadër të stërvitjeve të rregullta të FSK-së, prandaj nuk ka vend për shqetësim.

Ju faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin tuaj!

FSK – Forca e Sigurisë së Kosovës

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/