FSK: Betohen19 kadetë të rinj

news image

Në kazermën “Adem Jashari” në Prishtinë u mbajt ceremonia ushtarake e betimit të 19 kadetëve të rinj të gjeneratës 2029.

Sipas njoftimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), këta kadetë kanë fituar me meritë vendin në Akademinë Ushtarake pas përballimit me sukses të sfidave të “Javës 0” dhe muajit të rekrutit.

“Me guxim, disiplinë dhe këmbëngulje, ata dëshmuan se janë të gatshëm t’i shërbejnë atdheut. Sot, me betimin solemn, ata nisin rrugëtimin e tyre të ri për tu bërë udhëheqësit e së nesërmes,” thuhet në njoftimin e FSK-së.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/