Fshesa nuk po thith si më parë? Ja ku fshihet problemi i vërtetë

Fshesa nuk po thith si më parë? Ja ku fshihet problemi i vërtetë

Nuk është defekt – thjesht po anashkaloni pjesën më të rëndësishme të mirëmbajtjes

Fshesa me vakum është një nga pajisjet më të domosdoshme në çdo shtëpi – punon shpesh, shpejt dhe na shpëton dyshemetë, tepihët dhe mobiliet nga papastërtitë. Por, ashtu si çdo pajisje tjetër, edhe ajo kërkon mirëmbajtje të rregullt.


Shkaku më i zakonshëm pse fshesa fillon të thithë më dobët nuk është prishja, por furça me rul e bllokuar (roleri) dhe filtrat e ndotur. Lajmi i mirë është se me disa hapa të thjeshtë mund t’i riktheni fuqinë e plotë dhe t’i zgjatni jetëgjatësinë.

Pse është e rëndësishme furça?

Gjatë përdorimit, qimet, fijet dhe pluhuri mbështillen rreth rolerit dhe kushinetave. Me kohë, kjo “çimenton” furçën, motori punon më rëndë dhe fuqia e thithjes bie dukshëm. Nëse keni kafshë shtëpiake, kjo ndodh edhe më shpejt. Prandaj, pastrimi i rregullt është i domosdoshëm.

👉 Trik i shpejtë: përdorni një prerëse fijesh ose gërshërë të vogla për të shkëputur fijet e mbështjella pa dëmtuar qimet e furçës, transmeton Telegrafi.

Mirëmbajtja hap pas hapi

  • Pastrimi / ndërrimi i qeses
  • Nëse është pa qese: zbrazeni pas çdo përdorimi ose kur të mbushet 2/3.
  • Nëse ka qese: zëvendësojeni kur të jetë e mbushur nga 1/2 deri në 2/3 ose nëse bie fuqia e thithjes.

2. Filtrat (HEPA, sfungjer, filtër tekstili)

  • Shikoni udhëzuesin e pajisjes për ritmin e pastrimit ose ndërrimit (zakonisht çdo 1–3 muaj).
  • Filtrat e lahen shpëlajini me ujë dhe lërini të thahen plotësisht para se t’i vendosni sërish.
  • Filtrat që nuk lahen duhet të zëvendësohen sipas afateve të rekomanduara.

3. Furça

  • Shkëputeni fshesën nga rryma. Kthejeni kokën e saj poshtë.
  • Hiqni fijet dhe qimet e mbështjella me gërshërë ose prerëse fijesh në të gjithë gjatësinë.
  • Nëse modeli e lejon, nxirrni rolerin dhe pastroni edhe kushinetat/mbështjellësen.

▪ Sigurohuni që pas pastrimit – të rrotullohet lirshëm.

4. Tubi dhe zorra

  • Hiqeni zorrën dhe kontrolloni ku ka bllokime.
  • Përdorni një shkop ose furçë fleksibile për të nxjerrë pengesat.
  • Nëse është e nevojshme, shpëlajeni me ujë dhe lëreni të thahet plotësisht përpara përdorimit.

Vetëm 15–20 minuta “servis në shtëpi” mjaftojnë që të fitoni: më shumë fuqi thithëse, dysheme më të pastra, punë më të qetë dhe jetë më të gjatë për pajisjen tuaj. Dhe nëse do të mbani mend vetëm një rregull: pastroni rulin e furçës. Është mënyra më e lirë dhe më e shpejtë për ta bërë fshesën tuaj të punojë sërish. /Telegrafi/