Fshatrat e Fushë Kosovës dhe një pjesë e lagjes 028,029 do të mbeten pa ujë, si pasojë e një defekti teknik në fshatin Pomozotin, si dhe për nevoja e pastrimit dhe mirëmbajtjes së rezervuarit të ujit në Vragoli.
Kështu ka bërë të ditur Kompania Rajonale Ujësjellësi “Prishtina” përmes një postimi në Facebook, transmeton Klankosova.tv.
“Ekipet tona janë duke punuar për sanimin sa më të shpejtë të defektit dhe për përfundimin e pastrimit teknik në mënyrë që furnizimi me ujë të rikthehet në afatin më të shkurtër të mundshëm. Kërkojmë mirëkuptimin tuaj dhe ju falënderojmë për durimin!”, thuhet ndër të tjera në njoftim.
The post Fshatrat e Fushë Kosovës mbesin pa ujë për shkak të një defekti teknik në Pomozotin appeared first on Klan Kosova.