Fshatrat e Ferizajt telashe me rrëzimin e shtyllave elektrike (VIDEO)

Fshatrat e Ferizajt telashe me rrëzimin e shtyllave elektrike (VIDEO)

Gazetarja Qliresa Hasani sot në emisionin “Ora 7” në Klan Kosova bëri të ditur se në disa fshatra të komunës së Ferizajt janë rrëzuar shtyllat elektrike, si pasojë e erërave të forta.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se si pasojë e kësaj, banorët janë përballur me mungesë të energjisë elektrike.

“Gjatë ditëve të fundit ka pasur probleme me shtyllat elektrike dhe rrjedhimisht edhe me mungesën e energjisë elektrike në disa fshatra të qytetit të Ferizajt”.

“Të enjten pas reshjeve të shiut dhe erërat të forta janë rrëzuar telat e rrymës, duke e lënë Komogllavën për më shumë se 15 orë pa energji elektrike”, u shpreh tutje Hasani./Klankosova.tv

The post Fshatrat e Ferizajt telashe me rrëzimin e shtyllave elektrike (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.