Fshati Miradi e Poshtme është përfshirë plotësisht nga uji si pasojë e reshjeve të fundit, duke shkaktuar vështirësi për banorët e zonës.
Një lexues i Klankosova.tv ka dërguar pamje nga terreni, ku shihet se rrugët dhe oborret janë të mbuluara nga uji.
Sipas tij, dy lumenjtë, Graçanka dhe Sitnica, kanë dalë nga shtrati për shkak të rritjes së nivelit të ujit, duke përkeqësuar situatën në fshatin Miradi e Poshtme dhe zonat përreth.
Po ashtu, lexuesi tregoi se mëngjesin e sotëm në Fushë Kosovë nuk pati as ujë të pijshëm.


