Tuesday, March 24, 2026
spot_img
HomeLajmeFrikë në Sllovaki, përsëritet njoftimi: S’do t’i lejojmë tifozët e Kosovës në...

Frikë në Sllovaki, përsëritet njoftimi: S’do t’i lejojmë tifozët e Kosovës në sektorët vendas

Federata e Futbollit e Sllovakisë ka njoftuar edhe njëherë se tifozët me pasaporta kosovare nuk do të lejohen në sektorët vendas gjatë ndeshjes ndaj Kosovës në Bratisllavë, por vetëm në sektorin e mysafirëve.

Ky vendim, sipas federatës, është marrë për arsye sigurie dhe për të shmangur sjellje të papërshtatshme, si pankarta apo thirrje ofenduese, ndërkohë që qëllimi kryesor është të ndalohet që tifozët kosovarë të “pushtojnë” stadiumin, siç kishte ndodhur më parë në Slloveni.

Disa tifozë kosovarë, që kishin blerë bileta në sektorë të tjerë, janë zhgënjyer nga ky vendim, pasi nuk do të mund të përdorin biletat e tyre.

Federata sllovake ka theksuar se masa synon të sigurojë rendin dhe respektimin e rregullave në stadium, duke paralajmëruar se çdo simbol apo mesazh i papranueshëm do të ndalohet.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT