Frika nga Real Madridi e Liverpooli, Bayern Munich i bën ofertë rinovimi yllit të skuadrës

Frika nga Real Madridi e Liverpooli, Bayern Munich i bën ofertë rinovimi yllit të skuadrës

E ardhmja e Dayot Upamecano mbetet e paqartë te Bayern Munich. Kontrata e tij skadon në verën e vitit 2026 dhe klubi bavarez ka nisur prej kohësh bisedimet për rinovim, por akordi përfundimtar ende nuk është arritur.

Sipas ekspertit të merkatos Fabrizio Romano, Bayern dhe mbrojtësi francez ishin shumë afër marrëveshjes në fund të marsit – fillim prilli, por disa detaje kanë mbetur të pazgjidhura dhe bisedimet vazhdojnë.


Trajneri Vincent Kompany e sheh Upamecanon si një nga lojtarët kyç në projektin e tij, ndaj drejtuesit e klubit po e shtyjnë fort rinovimin.

Megjithatë, mediat gjermane raportojnë se 26-vjeçari kërkon një rritje të konsiderueshme rroge dhe një bonus të madh firmosjeje.

Nga ana tjetër, shumë klube të mëdha nga Liga Premier, La Liga dhe Serie A po e monitorojnë situatën dhe do të ishin gati të hidhen në sulm nëse ai del lojtar i lirë verën e ardhshme.

Nuk përjashtohet mundësia që negociatat të zgjasin edhe disa muaj, ndërsa vendimi final do të mbetet në dorën e vetë lojtarit./Telegrafi/