Arsenali thuhet se i ka nisur negociatat për t’ia rinovuar kontratën qendërmbrojtësit William Saliba, të cilin duan ta sigurojnë shkaku që frikësohen nga interesimi i Real Madridit.
24-vjeçari ka hyrë në dy vitet finale të kontratës, megjithatë klubi londinez dëshiron ta “blindojnë” sa më parë me një kontratë afatgjatë.
Sipas mediumit francez “Foot Mercato”, Real Madridi po e vëzhgon nga afër situatën e Salibas, meqenëse që një periudhë të gjatë kanë interesim për mbrojtësin.
Mirëpo, drejtori sportiv i Arsenalit Andrea Berta e ka bërë prioritet rinovimin e kontratës së francezit, por marrëveshja është ende larg finalizimit.
Willian Saliba
Saliba mbetet lojtar kyç për trajnerin Mikel Arteta, sidoqoftë Arsenali duhet t’ia dalë pa shërbimet e tij në përballjen ndaj Nottingham Forestit të shtunën shkaku i lëndimit.
Kujtojmë, Arsenali renditet në pozitën e tretë në Ligën Premier me gjashtë pikë, tre më pak se lideri, njëkohësisht skuadra e vetme që i mposhti këtë edicion, Liverpool./Telegrafi/