Eintracht Frankfurt ka shënuar fitore të thellë në shtëpi ndaj Galatasaray, derisa Sporting CP triumfoi lehtësisht kundër Kairat Almaty.
Edhe pse në disavantazh, Frankfurt e përmbysi nga 0:1 në 5:1 për t’i marrë pikët e plota.
Galata e zhbllokoi rezultatin me anë të Yunus Akgun, që shënoi nga afërsia pas asistimit të Leroy Sanes (8’).
Pas kësaj, Frankfurti e barazoi përmes Davinson Sanchez, i cili shënoi autogol në përpjekje për ta larguar topin (37’).
Kurse, ishte Can Yilmaz Uzun që e përmbysi epërsinë pas asistimit të Burkardt (45+2’). Vetëm tre minuta më vonë, Burkardt realizoi me kokë pas asistimit të Chaibit (45+5’).
Frankfurt s’u ndalë më kaq, me Burkardt që shënoi sërish – veçse kësaj radhe u asistua nga Broën (66’).
Fitoren e thellë të Frankfurtit e vulosi Ansgar Knauff, që shënoi përballë portierit mysafir pas asistimit të Wahi (75’).
Në anën tjetër, Sporting CP lehtësisht fitoi ndaj skuadrës që po luan për herë të parë në Ligën e Kampionëve, Kairat Almaty me rezultat 4:1.
Trincao (44’, 65’), Alisson Santos (67’) dhe Quenda (68’) ishin golashënuesit e Sportingut, derisa mysafirët golin e vetëm e realizoi Edmilson Santos (86’)./Telegrafi/