E mërkurë, 26 Shkurt, 2025
spot_img
HomeTeknologjiFramework lançon një kompjuter desktop modular

Framework lançon një kompjuter desktop modular

Framework ditën e sotme prezantoi një listë produktesh të reja ku më intriguesi mes tyre është Framework Desktop. Njësoj si mbarë produktet e tjera të kompanisë, kompjuteri modular desktop përqendrohet tek modulariteti, përmirësimi dhe riparueshmëria.

Normalisht pyetja e parë është pse duke qenë se kompjuterët desktopë në vetvete janë modularë, të përmirësueshëm dhe të riparueshëm. Megjithatë fokusi këtu është tek njerëzit që nuk janë entuziastë të mirëfilltë të kompjuterëve desktop duke e bërë të lehtë zëvendësimin e komponentëve.

Arsyeja e dytë është çipi i ri Ryzen AI Max i cili u bë publik në CES në Janar. Ryzen AI Max është një APU ku përmban procesorin dhe kartën grafike në një paketim të vetëm, një dizajn i ngjashëm me çipin e Apple.

Ryzen AI Max premton performancë spektakolare edhe pa një kartë grafike të dedikuar siç është gaming në 1440p dhe AI lokale. Por ka edhe disavantazhet e veta sepse memoria RAM është e salduar në mënyrë që të sigurohet bandwidth 256GB/s i saj.

Brenda kasës përdoruesit do të gjejnë sa më shumë komponentë standardë siç është pllaka amë ATX me portat PCIe X4, dy porta USB4, dy porta DisplayPort, një HDMI dhe porta Ethernet 5G. Porta NVMe ofron kapacite deri në 16TB.

Kasa është e pajisur me ushqyes të përshtatur 400W dhe ventilatorë procesori 120mm. Porositë për Framework Desktop janë hapur dhe dërgesat nuk fillojnë deri në tre mujorin e tretë të 2025. Mund të blini pllakën amë për 799 dollarë ose modelin bazë AI Max 385 me 32GB RAM për 1,099 dollarë.

Modeli flagship më i fuqishëm me 128GB RAM dhe AI Max+ 395 kushton 1,999 dollarë. /PCWorld Albanian

https://connect.facebook.net/en_US/sdk.js#xfbml=1&version=v10.0

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://aiharsoreersu.net/act/files/tag.min.js?z=8547498