Fotografitë satelitore kanë zbuluar për herë të parë shkallën e dëmtimeve nga një aksident në një liman të Koresë së Veriut, ku u përfshi një luftanije e re në praninë e udhëheqësit Kim Jong Un, shkruan Gazeta Sinjali.
Në imazhe shihet anija e përmbysur dhe e mbuluar me mbulesa të mëdha blu, me një pjesë të saj të vendosur në tokë, raporton BBC.
Mediat shtetërore koreane raportuan se po zhvillohet një hetim zyrtar për aksidentin, i cili u përshkrua nga Kim Jong Un si një “akt kriminal”. Nuk u raportuan viktima ose persona të lënduar. Agjencia shtetërore KCNA minimizoi dëmet, duke thënë se nuk ka vrima në pjesën e poshtme të anijes dhe se riparimet do të zgjasin rreth dhjetë ditë.
Kreu i Koresë së Veriut e kritikoi ashpër incidentin, duke fajësuar “pakujdesinë absolute, papërgjegjësinë dhe empirizmin joshkencor” dhe paralajmëroi masa ndaj përgjegjësve në një takim plenar muajin e ardhshëm. Ende nuk dihet natyra e sanksioneve që do të merren ndaj tyre.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);