“Foshnjat që askush nuk i kërkoi” nis me një rrëfim të trishtë të kryetares së Shoqatës së Familjarëve të Personave të Zhdukur, Xhyla Haziri, e cila tregon për historinë e dy foshnjave të cilat u varrosen në varrezat e martirëve në Mitrovicë.
Ato ishin gjendur të vdekura në luftë.
Për to ka shumë pak informacion derisa, kurrkush nuk i kërkoi apo u interesua për to.
Një mister që nuk u zbulua as sot e 27 vjet pas luftës. Por kjo është veç një pikënisje e dokumentarit “VARRE PA EMËR”.
Në dokumentarin e MAT, jepen informacione që ndërlidhen me fatin e të pagjeturve nga lufta në Kosovë.
Emisioni jep detaje se si eshtrat e të paktën 300 individëve vazhdojnë të qëndrojnë në morgun e IML, për vite të tëra të pa identifikuara.
Pse ndodh kjo?
A ka pasaktësi në varrimet që iu ishin bërë eshtrave të të pagjeturve pasi ishin zbuluar në varreza masive dhe si po trajtohen këto raste?
A ka hezitim të familjarëve për të dhënë gjak për analizat e ADN-së?
Këto e shumë të tjera i gjeni në detaje në emisionin e plotë “VARRE PA EMËR”.


