Formacionet zyrtare, Shqipëri – Letoni: Sylvinho starton me tre sulmues

Formacionet zyrtare, Shqipëri - Letoni: Sylvinho starton me tre sulmues

Shqipëria dhe Letonia janë gati për t’u përballur në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2026, e cila zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 20:45.

Ky takim është thelbësor për kuqezinjtë, që pas tre ndeshjesh kanë grumbulluar dy barazime dhe një humbje, ku kërkojnë me çdo kusht fitoren për të mbajtur gjallë shpresat për një vend në vendet e para të grupit.


Përzgjedhësi i Shqipërisë, Sylvinho ka zgjedhur një formacion ofensiv, duke dhënë sinjal të qartë se ekipi do të synojë tre pikët. Në sulm do të aktivizohen Armando Broja, Rey Manaj dhe Nedim Bajrami, tre lojtarë që kanë aftësinë të krijojnë rrezik për portën kundërshtare dhe të shfrytëzojnë çdo mundësi.

Mesfusha mbetet zemra e ekipit, ku do të paraqiten Qazim Laçi, Julian Shehu dhe Kristjan Asllani. Këta lojtarë janë të ngarkuar me detyrën për të kontrolluar lojën, për të ndihmuar mbrojtjen dhe për të dhënë topa të saktë sulmuesve.

Mbrojtja e Shqipërisë do të përbëhet nga Elseid Hysaj dhe Arlind Ajeti në krahë, ndërsa qendërmbrojtës do të jenë Berat Gjimshiti dhe Mario Mitaj.

Porta do të mbahet nga Thomas Strakosha, i cili do të jetë i gatshëm për të ndalur çdo tentativë të kundërshtarëve.

Ky përballje ka rëndësi të veçantë, pasi vetëm fitorja mund të mbajë Shqipërinë në garë për vendet e para të grupit.

SHQIPËRIA: Strakosha, Gjimshiti, Ajeti, Hysaj, Mitaj, Shehu, Laçi, Asllani, Bajrami, Broja, Manaj.

LETONIA: Zviedris, Jurkovskis, Melniks, Çernomordijs, Balodis, Ciganiks, Varslavans, Vapne, Zelenkovs, Daskevics, Sits.

/Telegrafi/