Formacionet zyrtare KuPS – Drita: Kampioni i Kosovës zbret në fushë me përbërje sulmuese

Formacionet zyrtare KuPS – Drita: Kampioni i Kosovës zbret në fushë me përbërje sulmuese

Kampioni i Kosovës, Drita do të fillojë sot (e enjte) rrugëtimin e saj në fazën e ligës së Ligës së Konferencës.

Të besuarit e Zekirija Ramadanit do të luajnë në udhëtim ndaj KuPS-it me ndeshjen që pritet të nis me fillim nga ora 18:45.


Drita e nis ndeshjen me lojtarët më të mirë në dispozicion, me Arb Manaj që i prin sulmit i ndihmuar nga Veton Tusha dhe Liridon Balaj, ndërsa pas tyre si mesfushor i avancuar starton Almir Ajzeraj

Përgjegjësinë në mesfushë do ta kenë dyshja Vesel Limaj dhe Albert Dabiqaj, ndërsa mbrojtja përbëhet nga emra si Raddy Ovouka, Jorgo Pëllumbi, Egzon Bejtulai dhe Besnik Krasniqi.

Tek klubi finlandez në anën tjetër nga minuta e parë starton mesfushori shqiptar, Doni Arifaj.

Formacionet zyrtare:

KuPS: Kreidl, Savolainen, Cisse, Miettinen, Homolainen, Pasanen, Arifi, Oksanen, Rouppi, Toure, Pennanen.

Drita: Maloku, Ovouka, Pëllumbi, Bejtullai, Krasniqi, Limaj, Dabiqaj, Ajzeraj, Tusha, Manaj, Balaj.

/Telegrafi/