Formacionet zyrtare: Dukagjini për vazhdimësi, Llapi për fitoren e parë

Formacionet zyrtare: Dukagjini për vazhdimësi, Llapi për fitoren e parë

Dukagjini dhe Llapi kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e vlefshme për javën e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

Klinasit janë nikoqir të llapjanëve në ndeshjen që pritet të zhvillohet në stadiumin “18 qershori”, me fillim nga ora 15:00.


Ekipi i Ismet Munishit vjen në këtë ndeshje me një formë të lartë me tri fitore dhe një barazim nga katër ndeshjet e fundit, kështu që synon të vazhdoj me rezultate pozitive.

Në anën tjetër, ekipi i Tahir Batatinës nuk di për fitore në pesë xhirot e para dhe synimi i vetëm janë tri pikët e para në kampionat.

Trajnerët e të dyja skuadrave kanë vendosur të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Dukagjini: Margono; Pllana, Basriu, Sinani, Bardhoku; Xhemajli, Gashi; Isufi, Pefqeli, Maliqi; Merlaku;

Llapi: Miftari; Emini, Idrizi, Useini, Bytyqi; Musolli, Peci; Hyseni, Ramadani, Gashijani; Gnapi;

/Telegrafi/