17 deminues i janë shtuar Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), pas përfundimit të kursit “Pastrimi i fushëbetejave dhe deminim bazik”.
Sot, në ambientet e kazermës “Lidhja e Prizrenit” në Prizren, është mbajtur ceremonia e përfundimit të kursit dhe certifikimit të 17 deminuesve të rinj, të cilët i janë bashkuar radhëve të Kompanisë së Deminimit.
Ky trajnim ka zgjatur gjashtë javë, gjatë të cilave pjesëmarrësit janë trajnuar në përdorimin e pajisjeve dhe procedurat bazë të punës në deminim.
“Në emër të Ministrit të Mbrojtjes, Kolonel Ahmet Ajeti uroj kursantët e rinj me dëshirën që të punojnë me zell dhe përkushtim, ndërsa në emër të KOMFSK, u.d.SHSHPFSK Kolonel Astrit Haliti ka përcjellur urimet më të sinqerta duke uruar deminerët e rinj në misionin e tyre fisnik.”, thuhet tutje në njoftim.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!


