Robert “Magyar” Brovdi, komandanti i njësisë së operatorëve të dronëve të Ukrainës, ka raportuar se forcat ukrainase kanë shkatërruar një helikopter ushtarak rus Mi-28.
Brovdi tha se helikopteri Mi-28 u shkatërrua nga operatorët e Brigadës së 59-të, duke përdorur një dron kamikaz. Ai gjithashtu postoi një video që tregon momentin e sulmit, transmeton Telegrafi.
Brigada raportoi se helikopteri Mi-28N u rrëzua pranë fshatit Kotliarivka, duke theksuar se ishte rezultat i punës së koordinuar midis inteligjencës dhe sistemeve kundërajrore të ushtrisë.
“Kushdo që fluturon atje për të hedhur një sy duhet të jetë gati. Herën tjetër mos na jepni asnjë ‘surprizë’ nga ajri – do t’ju kushtojë shtrenjtë”, u tha nga ushtria ukrainase.
Në video shihet helikopteri rus duke fluturuar ulët kur krejt befasisht goditet dhe shpërthen në ajër. /Telegrafi/