Prokuroria kryesore e Stambollit ka hapur një hetim pasi komandot detare izraelite arrestuan shtetas turq në bord të flotës së ndihmave për Gazën.
Hetimi ka të bëjë me “shtetas turq të arrestuar pas sulmit të kryer nga elementë të marinës izraelite në ujëra ndërkombëtare ndaj flotës Global Sumud”, thuhet në një deklaratë.
U përmend Konventa e OKB-së për Ligjin e Detit dhe u tha se do të hetohen “plaçkitje e rëndë, dëmtime materiale dhe tortura”.
Mediat turke raportuan se në total 30 shtetas turq janë marrë nga forcat izraelite, raporton aljazeera.
Turqia dënoi “aktin e terrorizmit” nga Izraeli pas ndërprerjes së flotës, duke shtuar se shpreson që incidenti “të mos dëmtojë përpjekjet për arritjen e një armëpushimi në Gaza”.
Ndryshe, flota me 40 anije ndërkombëtare po përpiqet të dërgojë ndihma humanitare për popullin palestinez në Rripin e Gazës. /Telegrafi/