Liridonë Muharremi i është bashkuar garës për Asamblenë Komunale të Mitrovicës si pjesë e listës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), duke përfaqësuar një brez të ri politik që synon të sjellë energji, ide dhe përkushtim në shërbim të qytetarëve.
Me numrin 27 në listën zgjedhore, Muharremi vjen me përvojë në politikat publike dhe me një angazhim të vazhdueshëm në organizatat rinore dhe demokratike.
Ajo e sheh rininë si forcë shtytëse për ndryshimin e vërtetë dhe si bazë të një lidershipi të ri që udhëhiqet nga ndershmëria, puna dhe vizioni afatgjatë.
“Unë i përkas brezit të ri politik, me zemër dhe vizion për një Mitrovicë që ecën përpara,” thotë Muharremi në mesazhin e saj drejtuar qytetarëve.
Ajo thekson rëndësinë e barazisë dhe e vë theksin te nevoja për ta kthyer sportin, artin, kulturën dhe rininë në shtylla të zhvillimit lokal.
Muharremi fton qytetarët që më 12 tetor t’i japin mbështetje vizionit të saj për një Mitrovicë më të zhvilluar, më të drejtë dhe me më shumë mundësi për të rinjtë. /Telegrafi/