Wednesday, April 1, 2026
spot_img
HomeLajmeFoda shprehet i zhgënyer, por thotë se Kombëtarja duhet të ndihet krenare:...

Foda shprehet i zhgënyer, por thotë se Kombëtarja duhet të ndihet krenare: Synojmë Kampionatin Evropian  (VIDEO)

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda është deklaruar për Klan Kosovën, pas humbjes nga Turqia.

Në një lidhje të drejtpërdrejt në emisionin special, Foda ka thënë se Kombëtarja i pati rastet e saj, por që nuk arriti ta gjente golin.

“Dallimi sonte ishte që Turqia shënoi një gol, e ne jo. Në një moment në defansivë nuk ishim aq të vëmendshëm sa duhet të jemi. Edhe pse tentuam gjatë gjithë lojës, nuk arritëm të barazojmë dhe kishim ca raste që kishim mundur t’i shfrytëzojmë më mirë.”, ka thënë Foda.

Ai ka thënë edhe në minutat e fundit, Kosova kishte raste, por që nuk u shfrytëzuan momentet.

“Në pjesën e parë kishim mundësi, osë ca kundërzbritje që nuk I kemi luajtur aq pastër si është dashur. Në 20 minutat e fundit ishte loja nvetëm në njërën anë, ndoshta edhe aty kemi mundur t’I shfrytëzojmë më mirë, por nuk ndodhi ai pasimi i fundit, por ja që kjo nuk ndodhi.”, ka shtuar ai.

Foda ka thënë se e gjithë skuadra është e zhgënjyer, por shton t’u ketë thënë lojtarëve se mund të ndihen krenarë për atë që është arritur deri më tash.

“Ekipi e ka përfaqësuar shtetin dhe popullin e këtij vendi në mënyrën më të mirë të mundshme. Edhe ekipi e ka pa që nëse luhet me zemër e vullnet si ekip, mundet me arritë shumë. Pra çka mbetet është të shkojmë përpara dhe kualifikimet e ardhshme, nëse punojmë me kualitetet që i kemi atëherë mund të arrijmë shumë.”, ka thënë tutje Foda.

Trajneri ka thënë se qëllimi i Kombëtares mbetet te kualifikimet për Kampionatin Evropian, si dhe paraqitjet në LIgën e Kombeve,

“Po, qëllimi është për kualifikimet për Evropian, por i kemi edhe ndeshjet e Ligës së Kombeve dhe synojmë që të mbesim në Ligën B, duke synuar gjithashtu vendin e dytë që të luajmë në playoff.”, ka përfunduar Foda. /Klankosova

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT