Përzgjedhësi Franco Foda dhe mbrojtësi Mërgim Vojvoda janë në konferencën për shtyp para ndeshjes miqësore me Armeninë që zhvillohet të premten mbrëma nga ora 19:00.
Kosova pas ndeshjes me Armeninë luan më 9 qershor në miqësore edhe ndaj Përfaqësueses së Komoreve, po ashtu nga ora 19:00.
Të dyja ndeshjet luhen në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Mërgim Vojvoda:
“Ne e kemi për detyrë të vijmë për Kombëtaren. Tash çdo lojtar e ka arsyen e vet. Selektori është këtu për të vendosur për ata lojtarë që janë e nuk janë. Mirëpo, normalisht se unë e kam për detyrë kur të kryhen këto dy lojë, pastaj e kam pushim”
“Tani për këtë vendos selektori se kush do të luajë. Pastaj për ndeshjet në shtator dhe të tjerat që vijnë varet nga forma dhe se si është ekipi. Nuk do të thotë se vjen në qershor kur janë dy miqësore, të jesh startues në shtator. Çdo lojtar e ka rëndësinë e vet dhe selektori vendos për këto gjëra”
“Çdo lojë me Kombëtaren është e rëndësishme, sidomos për këto, për t’u përgatitur për ato të tjerat që i kemi në shtator. Është shumë e rëndësishme të fitojmë, të vazhdojmë me pozitivitet, me fitore. Dhe është rast për çdo lojtar të ri që është këtu, ta tregojë veten dhe ta bëjmë një grup sa më të fortë, me konkurrencë sa më të madhe”
Mërgim Vojvoda flet për dallimin mes trajnerit Cesc Fabregas dhe selektorit të Kosovës, Franco Foda – Tregon edhe për të ardhmen
“Janë dy trajnerë krejtësisht ndryshe, ai është spanjoll dhe ka metodën e punës ndryshe. Ai është në klub kështu që kemi më shumë kohë për të punuar me të. Selektori Franco Foda është një mentalitet ndryshe. Është Kombëtare kështu që nuk e kemi të na shpjegojë çdo ditë mënyrën e lojës. Por është e vërtetë që nga Fabregasi kam mësuar shumë dhe e ka një stil të lojës që mua më më shkon mirë. Kështu që shpresoj se do të rrijë te Como”
“Është proces i ri dhe normalisht se shpresojmë që t’i marrim pikë Zvicrës apo Suedisë, secilit kundërshtar që e kemi në grup. Dy lojërat e para janë ndaj Zvicrës dhe Suedisë. Shpresojmë që të marrim pikë. Ato ndeshjet që i kemi bërë kundër Zvicrës më herët, besoj se kemi treguar lojë të mirë, angazhim të mirë. Kështu që shpresojmë që të na prijë fati dhe të fitojmë”
Franco Foda:
Lojtarët e rinj janë integruar shumë shpejtë në lojën e skuadrës. Ne i kemi vëzhguar lojtarët e rinj para se t’i ftojmë ata. Kanë treguar performancë mjaftë të mirë. Këtë e kanë vërtetuar edhe në seancat e kaluara stërvitore. Dhe se a do të ftohen apo a do të angazhohen në ndeshjen e radhës, mbetet të shihet nesër para lojës.
Qëllimi kryesor i joni është që këto dy ndeshjet t’i fitojmë. Nuk dëshirojmë të eksperimentojmë. Jemi duke u përgatitur mirë për fazën kualifikuese të Botërorit në shtator ndaj Zvicrës dhe Suedisë. Është shumë me rëndësi që në fushë të dalim me lojtarët më të mirë, të cilët i kemi përgatitur dhe do t’i ndjekim parimet tona.
Lëndimet janë pjesë e futbollit, pjesë e përditshmërisë. Unë jam një trajner i cili punoj me lojtarët që janë në dispozicion, të gatshëm dhe me shëndet të mirë. Kur dihet që 3-4 lojtarë të rëndësishëm po mungojnë, do të tentojmë t’i zëvendësojmë ata lojtarë. I kemi 25 lojtarë të ftuar dhe kjo do të thotë se do t’i japim mundësi të tjera lojtarëve të tjerë që ta tregojnë veten para ndeshjeve të shtatorit.
“Tani jemi duke u përgatitur për ndeshjet e radhës të cilat do t’i zhvillojmë në ditët e ardhshme. Jam i koncentruar plotësisht në lojtarët që i kam në dispozicion. Tani e kemi edhe seancën e fundit stërvitore, përfundimtaren. Në këtë rast, do t’i aplikojmë gjitha metodat tona të punës, parimet tona të punës, do të jemi aktiv, do t’i bëjmë presion kundërshtarit, do të kemi një lojë mjaftë agresive dhe do të tentojmë të luajmë lojë sa më ofensive. Qëllimi jonë kryesor është që paraqitja jonë si skuadër të jetë sa më kompakte dhe sa më stabile
Franco Foda flet për Dardan Shabanhaxhajn
“Unë flas me shumë lojtarë të cilët janë lojtarë potencial që ta përfaqësojnë Kosovën. Ndër ta ka qenë edhe Dardani, me të cilën kam bërë biseda. Mirëpo, ato janë biseda mes nesh dhe mbetet të shihet në të ardhmen se për kë do të vendosë ai”
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);