E hënë, 28 Korrik, 2025
spot_img
HomeLajmeFlutura paralajmëron: Lidhjet e dashurisë me inteligjencën artificiale po bëhen shqetësuese (VIDEO)

Flutura paralajmëron: Lidhjet e dashurisë me inteligjencën artificiale po bëhen shqetësuese (VIDEO)

Panelistja Flutura në emisionin “Shoqet” në Klan Kosova ka theksuar se zhvillimi i inteligjencës artificiale po krijon varësi emocionale tek njerëzit. Ajo u shpreh se ka raste ku njerëzit po krijojnë lidhje dashurie me “Chat GPT”.

“E keqja është se shumë njerëz po krijojnë lidhje emocionale të forta me ‘Chat GPT’. Ka persona që mbajnë lidhje dashurie me këtë inteligjencë artificiale”, tha Flutura.

Ajo shtoi se kjo mund të jetë shumë problematike, sidomos për ata që kanë pasur zhgënjime në marrëdhënie të mëparshme dhe kërkojnë ngushëllim në teknologji: “Një person që ka dështuar në katër apo pesë lidhje mund të dëshpërohet dhe të dashurojë një robot, i cili mund të programohet t’i thotë ‘të dua’ çdo mëngjes.”

Flutura tregoi se ka parë raste të tilla edhe në Evropë, ku njerëzit krijojnë partnerë virtualë sipas dëshirës së tyre, duke u lidhur emocionalisht me inteligjencën artificiale. /Klankosova.tv

The post Flutura paralajmëron: Lidhjet e dashurisë me inteligjencën artificiale po bëhen shqetësuese (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT