E hënë, 27 Janar, 2025
spot_img
HomeShowbizFlutura Kusari: Siç ju paralajmërova, kapja politike e KPM-së u kompletua

Flutura Kusari: Siç ju paralajmërova, kapja politike e KPM-së u kompletua

Mbledhja e sotme e Komisionit të Pavarur për Media (KPM) ngjalli shumë reagime.

Kjo për faktin se kryeshefi i deritashëm i këtij institucioni, Jeton Mehmetaj u shkarkua nga kjo pozitë.

Në vendin e tij u emërua anëtari i deritashëm i KPM-së, Besnik Berisha.

Ky vendim, për juristen e mediave, Flutura Kusari, nënkupton “kapjen politike të KPM-së”.

“Kapja politike e KPM-së u kompletua. Siç ju paralajmërova: 1. Rregullorja e re u ndryshua kundërligjshëm; 2. Jeton Mehmeti u shkarkua De Facto nga pozita e kryetarit të KPM-së; 3. KPM tash ka kryetar dhe nënkryetare jolegjitimë”.

“Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione. Ne punën tonë e krymë, e dokumentuam kapjen politike nga pushteti të KPM-së”, tha Kusari

*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.

*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.

<!–

–>

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT

https://grookilteepsou.net/act/files/tag.min.js?z=8547498