Fluks në kufi – Bregdeti, preferencë e qytetarëve të Kosovës edhe në shtator

Fluks në kufi – Bregdeti, preferencë e qytetarëve të Kosovës edhe në shtator

Është dhjetëditëshi i fundit i shtatorit, por temperaturat e larta po favorizojnë ende qytetarët e Kosovës për të kaluar fundjavën në bregdet, madje edhe për pushime më të gjata.

Në pikën kufitare të Morinit janë të shumtë qytetarët e Kosovës që po udhëtojnë drejt Shqipërisë. Një pjesë i kanë mbyllur pushimet, por ka ende nga ata që rikthehen në bregdet.


Një qytetar u shpreh për RTSH-në, se “Po vij nga Mitrovica dhe zgjodha Tiranën për të pushuar.”

“Kam ardhur për të pushuar sërish në Shëngjin, koha është e favorshme,” tha një tjetër.

“Jemi 10 persona dhe kemi dalë për të shëtitur. Është koha e bregdetit dhe kemi vendosur të vizitojmë edhe disa vende historike,” u shpreh një qytetar tjetër që kaloi pikën kufitare të Morinit.

Policia kufitare operon me procedurën e thjeshtësuar të kalimit të kufirit për të gjitha automjetet me targa të Shqipërisë dhe Kosovës një procedurë që, përveç sezonit turistik, zgjat për një periudhë 9-mujore.

Sipas të dhënave të policisë kufitare, numri i automjeteve që kanë kaluar kufirin drejt Shqipërisë është rreth 4,100, me afro 7,200 qytetarë. Pothuajse e njëjta shifër është regjistruar edhe nga Shqipëria drejt Kosovës.

– YouTube youtu.be