Fluks i madh i votuesve, deri më tani 329 mijë votues, prijnë Prishtina e Prizreni

Fluks i madh i votuesve, deri më tani 329 mijë votues, prijnë Prishtina e Prizreni

Deri në këto momente në Kosovë kanë votuar 329,749 qytetarë, më saktë 16.011 % prej 2,025,105 sa është numri total i votuesve në të gjithë Kosovën.

Në qytetet ku ka pasur më shumë fluks të qytetarëve që kanë dal për të votuar prin kryeqyteti me 40,190 votues deri në këto orë, shkruan Klankosova.tv

Me Prizrenin, të dytin me 20,799 votues deri më tani.

Poashtu, fluks i madh i votuesve është edhe në Ferizaj, atje ku deri më tani kanë votuar 19,235.

Në Gjilan deri më tash kanë votuar 17,128, në Pejë 17,830 votues, në Podujevë 14,625 votues, Mitrovicë e Jugut 14,379 votues, dhe Fushë Kosovë 9,254 votues.

Në Zveçan nga 6,872 votues, deri në këtë orë kanë votuar 2,623 prej tyre. Në Zubin Potok kanë votuar 2,406 nga gjithsej 6,486. /Klankosova.tv

 

The post Fluks i madh i votuesve, deri më tani 329 mijë votues, prijnë Prishtina e Prizreni appeared first on Klan Kosova.