Florian Haxha nuk grumbullohet me Kombëtaren shkaku i gjendjes shëndetësore

Florian Haxha nuk grumbullohet me Kombëtaren shkaku i gjendjes shëndetësore

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Florian Haxha nuk do të grumbullohet për ndeshjet e muajit tetor.

Mesfushori i djathtë i skuadrës polake, Motor Lublin, Florian Haxha nuk do të jetë pjesë e grumbullimit të Kombëtares së Kosovës për dy ndeshjet e këtij muaji kundër Sllovenisë dhe Suedisë për shkak të gjendjes shëndetësore.


Ndërkohë, Kombëtarja do të vazhdojë sot me përgatitje me seancën e dytë stërvitore, e cila zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në orën 16:30.

Haxha ishte i ftuar nga Franco Foda në vend të Florent Hadergjonajt, i cili gjithashtu është i lënduar. /Telegrafi/