E shtunë, 3 Maj, 2025
spot_img
HomeLajmeFlorenc Çapja ekstradohet nga Dubai në Shqipëri në kuadër të operacionit ndërkombëtar...

Florenc Çapja ekstradohet nga Dubai në Shqipëri në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”

Në kuadër të operacionit policor ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, autoritetet kanë finalizuar arrestimin dhe ekstradimin drejt Shqipërisë të shtetasit Florenc Çapja, 44 vjeç, i lindur në Elbasan, i shumëkërkuar ndërkombëtarisht dhe i vlerësuar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, raporton Gazeta Sinjali.

Çapja, i cili u arrestua për herë të dytë në Dubai, është ekstraduar në vend për t’u përballur me drejtësinë shqiptare, pasi ndaj tij rëndojnë akuza të rënda për përfshirje në disa ngjarje kriminale të profilit të lartë.

“44-vjeçari është me masë sigurie ‘Arrest në burg’, nga GjKKO-ja, në vitin 2022, për veprën penale ‘Sigurimi i kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasje’, kryer në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe nga Gjykata e Elbasanit, në vitin 2021, për veprat penale ‘Vrasja në rrethana cilësuese’, kryer në bashkëpunim dhe ‘Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit’”, thuhet në njoftimin zyrtar.

“Ekstradimi i shtetasit të shumëkërkuar F. Ç., dëshmi e bashkëpunimit shumë të mirë të Policisë së Shtetitme partnerët ndërkombëtarë”.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

! function(f, b, e, v, n, t, s) {
if (f.fbq) return;
n = f.fbq = function() {
n.callMethod ?
n.callMethod.apply(n, arguments) : n.queue.push(arguments)
};
if (!f._fbq) f._fbq = n;
n.push = n;
n.loaded = !0;
n.version = ‘2.0’;
n.queue = [];
t = b.createElement(e);
t.async = !0;
t.src = v;
s = b.getElementsByTagName(e)[0];
s.parentNode.insertBefore(t, s)
}(window, document, ‘script’,
‘https://connect.facebook.net/en_US/fbevents.js’);
fbq(‘init’, ‘518751155614285’);
fbq(‘track’, ‘PageView’);

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT