Flick zbulon liderin që po i ndryshon Barcelonën: Pedri nuk është thjesht një lojtar i talentuar

Flick zbulon liderin që po i ndryshon Barcelonën: Pedri nuk është thjesht një lojtar i talentuar

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka lavdëruar zhvillimin e jashtëzakonshëm të Pedrit, duke e cilësuar jo vetëm si një nga mesfushorët më të mirë në botë, por edhe si një nga liderët e rinj të skuadrës katalanase.

Ai thekson se mesfushori 22-vjeçar nuk ka vetëm talent, por edhe personalitet, duke shprehur lirshëm mendimet e tij dhe duke marrë rol udhëheqës në skuadër.


“Ai është zhvilluar shumë, dhe kjo është ajo që unë pres prej tij. Të gjithë shohin se sa i mrekullueshëm është në fushë, por për ekipin është po aq e rëndësishme të kesh liderë në lojë. Në pozicionin e tij, ai mund të jetë një lider i vërtetë. Ai tashmë është pjesë e grupit udhëheqës të skuadrës. Flas shpesh me të, dhe kur ka një mendim ndryshe, e shpreh lirshëm, nuk më thotë gjithmonë ‘Po, ke të drejtë, zotëri’. Kjo është diçka shumë pozitive”.

22-vjeçari ka treguar një nivel të jashtëzakonshëm konsistence dhe paraqitje mbresëlënëse, duke u pozicionuar ndër mesfushorët më të mirë në futbollin botëror.

Roli i tij do të jetë kyç në përballjen e nesërme të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germain. /Telegrafi/