E martë, 29 Prill, 2025
spot_img
HomeSportFlick shumë afër vazhdimit të kontratës me Barcelonën – Indeksonline.net

Flick shumë afër vazhdimit të kontratës me Barcelonën – Indeksonline.net

Hansi Flick po kalon një super sezon me Barcelonën.

Ish-trajneri i Bayern Munichut dhe i Kombëtares gjermane e ka nisur në mënyrë të jashtëzakonshme eksperiencën në klubin nga “Camp Nou” duke e fituar Copa del Rey dhe Superkupën e Spanjës, ndërsa është në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve dhe lider i La Ligas.

Ai pritet të vazhdoj qëndrimin e tij te Barcelona, ku ka arritur edhe marrëveshje muaj më parë.

Marrëveshja verbale është arritur tashmë qysh në muajin shkurt dhe ajo do të kompletohet në javët në vazhdim, njofton eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano.

Nuk ka pasur dyshim për qëndrimin e gjermanit, pasi që është shndërruar në një idhull për tifozët katalunas.

Ndërsa Flick dëshiron të nënshkruajë vit pas viti, Barça do ta respektojë zgjedhjen e tij me marrëveshjen që do të zbardhet shumë shpejtë.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT