Flick ‘ngacmon’ botën e futbollit: Lamine Yamal do ta synojë Topin e Artë 2026

Flick ‘ngacmon’ botën e futbollit: Lamine Yamal do ta synojë Topin e Artë 2026

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka folur me entuziazëm pas fitores 2-1 ndaj Real Sociedad, duke vlerësuar rikthimin e Lamine Yamal në formë të plotë.

Spanjolli e la pas lëndimin që e mbajti jashtë fushës për disa javë, ndërsa u kthye me asist në fitoren ndaj Sociedadit, ku Barcelona rimori drejtimin si lider në kampionatin spanjoll.


“Jam i lumtur që e kemi sërish. Shpejt ka treguar forcën dhe aftësinë për të krijuar raste. Është fantastike ta kemi përsëri”.

Lamine Yamal

Duke komentuar garën për Topin e Artë, tekniku gjerman shtoi: “Nuk mund ta ndryshojmë rezultatin e këtij viti, por Lamine do të provojë sërish vitin tjetër. Është diçka e madhe për të dhe për çdo lojtar”.

Lamine e mbylli vitin si lojtari i dytë më i mirë në botë, pas fituesit Ousmane Dembele të PSG-së. Megjithatë, nëse Barcelona vijon të fitojë trofe me të në formë dhe vendimtar, atëherë në vitin 2026 mund të jetë i pandalshëm drejt çmimit më prestigjioz individual.

Këtë sezon, talenti spanjoll ka dhënë kontribut në gola në çdo ndeshje që ka luajtur si për klubin, ashtu edhe për kombëtaren./Telegrafi/