E shtunë, 19 Prill, 2025
spot_img
HomeSportFlick është një mjeshtër – Indeksonline.net

Flick është një mjeshtër – Indeksonline.net

Barcelona kërkon të kompletojë një sezon historik, duke synuar fitimin e “Tripletës” së tretë në histori të tyre.

Një tjetër përballje e madhe i pret më 26 prill, kur në finalen e Kupës së Mbretit do të përballen me rivalët e përjetshëm, Real Madridin, në “El Clasico”-n që do të zhvillohet në Sevilla.

Presidenti i klubit, Joan Laporta, ka shprehur entuziazmin për ecurinë e skuadrës këtë sezon.

“Tripleta? Ajo që mund të them është se po punohet shumë mirë. Jemi të kënaqur me përkushtimin e lojtarëve dhe me mënyrën mjeshtërore se si Hansi Flick po e drejton ekipin,” tha Laporta.

Laporta theksoi edhe përmirësimet në aspektin fizik dhe stilin e lojës që, sipas tij, reflekton thelbin e Barcelonës.

“Ekipi është i fortë dhe po luan futboll të bukur që pëlqehet nga tifozët. Çdo detaj po kontrollohet me kujdes, dhe jemi vërtet të kënaqur me rrugëtimin deri tani,” tha numri një i katalanasve.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT