E mërkurë, 23 Prill, 2025
spot_img
HomeSportFlick e lë anash rivalitetin, e çon në qiell Ancelottin – Indeksonline.net

Flick e lë anash rivalitetin, e çon në qiell Ancelottin – Indeksonline.net

Carlo Ancelotti nuk është duke kaluar momente të mira.

Real Madridi i tij së fundmi u eliminua nga Liga e Kampionëve nga Arsenali, ndërsa ka mbetur prapa edhe në garën për titull në La Liga.

E të shtunën ai e ka mundësinë ta fitojë një trofe kur do të përballet me Barcelonën në finale të Kupës së Mbretit.

Për t’i dhënë atij mbështetje, përkundër faktit se e ka rival direkt, është përkujdesur trajneri Hansi Flick.

Gjermani mendon se kolegu italian është njëri prej më të mirëve në botë dhe se madrilenët e kanë nderin se nga kush udhëhiqen.

“Nuk është ndjenjë e mirë ta shohësh se çka i ndodhi Ancelottit… Real Madridi e ka njërin prej trajnerëve më të mirë në botë, ai meriton respekt”.

Carlo ka fituar gjithçka në çdo klub, ai është xhentëlmen. E kam respektin më të madh për të dhe është diçka e madhe për mua që ta takoj në këtë fundjavë në finale të Copa del Rey. Mund të them se Ancelotti është trajner i jashtëzakonshëm, u shpreh Flick.

LAJME TË NGJASHME

LAJMET E FUNDIT