Flet personi që ishte në vend të ngjarjes ku vdiq vëllai i Gjestit (VIDEO)

Flet personi që ishte në vend të ngjarjes ku vdiq vëllai i Gjestit (VIDEO)

Gjatë ditës një aksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Treboviq të Pejës, ku i vdekur ka mbetur vëllai i këngëtarit Gjesti, teksa një person tjetër është lënduar rëndë.

Në lidhje me këtë për Klan Kosovën ka folur një banor i fshatit i cili ishte në vend të ngjarjes.

Ai tha vëllai i Gjestit bashkë me personin e lënduar janë nisur prej fshatit Pllagaj, teksa aksidenti ka ndodhur si shkak i shpejtësisë.

“Janë nisur prej fshatit Pllagaj. Vëllai i Gjestit si shkak i shpejtësisë e ka humbur kontrollin. Unë kam qenë mbrapa tyre, brenda një minute kam mbërri. Deri sa kam mbërri, ka ndodhur aksidenti, aq ka pasur”, tha ai për Klan Kosova.

Për më tepër detaje, ndiqeni videon më poshtë:

The post Flet personi që ishte në vend të ngjarjes ku vdiq vëllai i Gjestit (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.