Papa Françesku ka thënë se ndihet i âmbështetur nga të gjithë njerëzit e Zotitâ ndërsa vazhdon të trajtohet për pneumoni të dyfishtë.
88-vjeçari, e anashkaloi bekimin e tij javor të mesditës së të dielës për të tretën herë radhazi, duke shmangur qoftë edhe një dalje të shkurtër publike dhe duke kërkuar nga Vatikani të shpërndante një mesazh nga ai.
Në mesazh, Papa tha se po e jetonte kohën e tij në spital si një përvojë solidariteti me njerëzit që janë të sëmurë dhe vuajnë kudo dhe falënderoi mjekët për lutjet e tyre.
âNdjej në zemrën time âbekiminâ që fshihet brenda dobësisë, sepse pikërisht në këto momente mësojmë edhe më shumë të besojmë te Zotiâ, tha Françesku.
âNë të njëjtën kohë, falënderoj Zotin që më dha mundësinë të ndaj në trup dhe shpirt gjendjen e kaq shumë njerëzve të sëmurë dhe të vuajtur. Dëshiroj t’ju falënderoj për lutjet, të cilat ngrihen drejt Zotit nga zemrat e kaq shumë besimtarëve nga shumë pjesë të botës. Ndjej gjithë dashurinë dhe afërsinë tuaj dhe, në këtë kohë të veçantë, ndihem sikur jam ‘i bartur’ dhe i mbështetur nga i gjithë populli i Perëndisëâ, ka thënë ai, transmeton Klankosova.tv.
Sa i përket gjendjes së tij, Vatikani tha se ai po shërohet dhe gjendja e tij po përmirësohet, me një përditësim duke thënë: âNata ishte e qetë, Papa është ende duke pushuarâ.
*Klikoni KËTU për t´u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
<!–
–>