“Emocionalisht i lodhur, e i mërzitur nga padrejtësia”, kështu mes rreshtash ka treguar babai i ish-policit të Kosovës, Arbnor Spahiu për gjendjen e të birit, që po mbahet në burgun e Serbisë, e që po akuzohet për vrasje të rëndë.
Fatmir Spahiu në protestën ku u kërkua reagim vendor e ndërkombëtar, ka treguar se e kanë dorëzuar dokumentet ku tregojnë qartazi që ai nuk ishte i angazhuar si polici në shtatorin e 2023.
“Me Arbnorin janë takuar shoqja dhe nëna e Arbnorit. Arbnori sa i përket gjendjes fizike është mirë, për shkak gjendjes emocionale dihet se është i lodhur, i mërzitur nga padrejtësia që po i bëhet, ndërsa me u maltretu nuk është maltretuar, sjellja ka qenë korrekte, mirëpo ai po e vuan atë pasi që është duke u mbajtur në mënyrë të padrejtë”.
“Policinë e Kosovës e ka lënë me një nëntor në 2022, ndërsa ky akuzohet për rastin që ka ndodhur me 24 shtator 2023 ka udhëtuar më herët, nuk është ndaluar. dokumentacionin e kam dorëzuar te avokati dhe avokati i ka dorëzuar në prokurori, institucionet janë angazhuar mirëpo ne kërkojmë që të angazhohen më tepër”, tha ai./EO
The post Flet babai i ish-policit Arbnor Spahiu: Ai po vuan se po mbahet padrejtësisht në burg appeared first on Klan Kosova.